Letërnjoftimet me procedurë të shpejtë do të jepen edhe gjatë fundjavës


Gjatë vikendit, letërnjoftimet do të jepen me procedurë të shpejtë për shkak të referendumit i cili do të mbahet të dielën, njofton Portalb.mk.

Nga MPB kumtojnë se të gjitha kërkesat për dhinë të letërnjoftimeve pas zbatimit të procedurës ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha sektorët rajonale për punë juridike të MPB-së, vetëm nëse kërkuesi i dokumentit posedon pasaportë biometrike.

Kërkesa për letërnjoftime do të pranohet dhe miratohet urgjentisht deri të shtunën më 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, Sektori për Informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë deri te sektori kompetent për distribuim.

Në ditën e referendumit, 30 shtator, Sektori për Punë Juridike do të punojë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhën prej 07 deri në orën 19:00./Gazeta e Pavarur