Kuvendi zgjodhi zëvendësit e sekretarit të përgjithshëm


Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar dhe Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me  provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues  janë emëruar zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë .

Emërimi ishte në kuadër të seancës së tetë, në të cilën u shqyrtua edhe  Propozim ligji për veprimtari  doktorale, në kexim të parë i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Me 60 vota “pro” dhe 13 kundër u miratua edhe konkluzioni se ligji nuk është i pranueshëm dhe nuk  mund të kalojë në procedurë të mëtejme, në lexim të dytë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se deputetët për vazhdimin e saj do të informohen në mënyrë plotësuese

Momentalisht vazhdon seanca e 12-të e Kuvendit të RM-së.