Kuvendi të premten do ta vazhdojë debatin për ndryshimet kushtetuese


Sot pasdite përfundoi seanca mbi ndryshimet kushtetuese, seanca e ardhshme do të vazhdojë ditën e premte në orën 12. Në seancën e sotme më tepër  fjalim mbajtën deputetët e pozitës, ndërsa numri i deputetëve të opozitës që folën në Kuvend, ishte i vogël.

Deputeti Panço Minov, pjesë e opozitës, gjatë debatit në Kuvend mbi propozimin për t’iu bashkangjitur ndryshimeve kushtetuese ai tha se do të jetë në përputhje me qëndrimin e partisë së koalicionit dhe ai do të voton kundër propozim vendimit, por propozoj që të jetë i kushtëzuar përdorimi i emrit nga pala maqedonase Republika a Maqedonisë Veriore, ndërsa pala greke të jap garanci për identitetin maqedonas.

Minov tha se propozimet e tij kanë për qëllim gjetjen e zgjidhjeve që do të harmonizohen në mes qeverisë dhe opozitës në interes të miratimit të vendimeve mbi integrimet euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitriov, tha se propozimi i Panço Panov janë në pajtim me marrëveshjen e Prespës dhe se ka hapësirë për pranimin e tyre.