Kuvendi për herë të dytë tha “po” për marrëveshjen me Greqinë


Me 69 vota “Për”, një i përmbajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi për herë të dytë votoi marrëveshjen për emrin me Greqinë. Seanca parlamentare zgjati vetëm 27 minuta, në të cilën nuk morën pjesë deputetët e opozitës.