Kuvendi emëroi ministrat dhe zv/ ministrat e rinj


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me shumicë votash i zgjodhi ministrat e ri të Qeverisë, në një seancë maratonike e cila zgjati deri në orën 23:00.

Renata Deskoska do të drejtoj dikasterin e Drejtësisë, pro Deskoskës votuan 67 deputetë ndërsa 23 kundër.
Asaf Ademi i Lëvizjes BESA u emërua ministër i Kulturës me 66 vota për dhe 23 kundër.

Arbër Ademi i BDI-së, mori dikasterin e Arsimit dhe Shkencës me 67 vota për dhe 25 kundër, ndërsa Bardhyl Dauti i PDSH-së u zgjodh ministër pa resor me 65 vota për dhe 26 kundër ndërsa 1 i përmbajtur.

Pas votimit, ministrat e rinj dhanë betimin.
Kuvendi gjithashtu zgjodhi edhe zëvendësministrat. Zv/ministër i ri i Punëve të Jashtme u emërua Andrej Zhernovski për të cilin votuan 67 deputetë ndërsa 20 kundër. Asim Musa me 67 vota pro, 19 kundër dhe 1 i përmbajtur, u zgjodh zv/ministër i Shëndetësisë.

Me 64 vota pro, 16 kundër dhe 3 të përmbajtur, Gjonul Bajraktar u zgjodh për zv/ministër në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa Sadik Beqiri me 64 vota pro dhe 18 kundër, u uemërua zv/ministër në Ministrinë për Transport dhe Lidhje.