Kundërpërgjigjet Rusia, shpall të padëshirueshëm dy diplomatë shqiptarë në Moskë


Rusia ka shpallur të padëshirueshëm dy diplomatë të përfaqësisë diplomatike shqiptare në Moskë.

Dëbimi i diplomatëve shqiptarë në Moskë, është bërë në reciprocitet të përjashtimit të dy diplomatëve rusë në Tiranë

Ministria e Jashtme ruse ia komunikoi vendimin Ambasadorit shqiptar në Moskë, shoqëruar edhe me notë proteste.

Shqipëria dëboi pak ditë më parë dy diplomatë rusë, pas rastit “Skripal”.