Ku do të lundrojë kjo anije?


Goran Adamovski

Blerim Ismaili

Tre anijet e lumit Vardar në qendrën e Shkupit, nuk do të zhvendosen në vend tjetër, por ata tërësisht do të largohen, mëson prej burimeve të saj “Nezavisen Vesnik”. Kur dhe si do të realizohet kjo ide, sa do të kushtoj e njejta dhe a do të duhet që qyteti të paguaj gjoba – do të dihet pas përfundimit të analizës që do ta bëjnë autoritetet e qytetit. Pronarët e anijeve janë në pritje të hapave të ardhshme të qytetit duke shpresuar që skenari më i keq do të jetë dëmshpërblimi. Paralajmërimi për largimin e anijeve të vendosura nga ana e qeverisë së kaluar vjen njëkohësisht me spekulimet për shembjen e një pjese të përmendoreve pjesë e projektit kontroverz “Shkupi 2014”.
Dera e mbyllur na priti dje në hyrjen e anijes më të vjetër e cila njëkohësisht mbanë emrin “Rojal Makedonija”. Gazetarëve të “Nezavisen Vesnik” u është thënë se objekti është në fazë renovimi dhe për këtë arsye nuk punon disa ditë. Por, punojnë dy anijet tjera: “Senigalija”, dhe “Sidro”. Moti i ftohtu nuk u lejon turistëve të qëndrojnë jashtë, ndërsa të punësuarit me shqetësim komentuan paralajmërimet se autoritetet e qytetit do ti largojnë anijet.

“Frikësohemi se nëse vërtetë realizohet kjo ide, ne mund të mbetemi pa punë, për arsye se në pyetje është në cilin vend do bëhet zhvendosja”, deklaruan të punësuarit.
Në të vërtetë, lajmet për të punësuarit janë edhe më të këqija se sa që duken në shikim të parë. Burimet tona nga administrata e qytetit flasin se nuk ekziston mundësi teknike për zhvendosjen anijeve.
“Anijet në fund janë të lidhur dhe nuk mund të ngrihen dhe të zhvendosen në vend tjetër. Thjeshtë, patjetër duhet të shemben ose më mirë thënë, të largohen”, sqaruan bashkëbiseduesit tanë.

Sipas tyre, administrata e qytetit nga kryetari i Qytetit Petre Shilegov ka pranuar urdhër për analizë të marrëveshjeve të koncesionerëve, në kuptimin që vallë do të duhet t’u paguhet dëmshpërblim, si dhe sa do të kushtojë ky proces. Pas përfundmit të analizës, do të dihet se kur, ku dhe si do të bëhen hapat e rradhës.
Pronari i restaurantit italian “Senigalija”, Stole Filipovski, në bisedën e shkurtë telefonike dje deklaroi se nuk është i njohur me planet e kabinetit të ri administrativ të qytetit dhe se për herë të parë dëgjon për zhvendosjen ose shembjen e anijeve.
“Unë jam jashtë Maqedonisë”, deklaroi Filipovski, pronari i restaurantit të mirënjohur “Vodenica”.
Pronarët e anijeve në anën e kundërt të Ministrisë për Punë të Jashtme tashmë paralajmëruan që do të kërkojnë dëmshpërblim në rast se objekti i tyre zhvendoset.

“Nëse qyteti miraton vendimin për zhvendosje, shpresoj që do të jemi të kontaktuar dhe në mënyrë të drejtë të shpërblyer. Shpresoj që kujdesen për pasojat – nëse jo, ekizstojnë gjykatat. Qytetit ndoshta do të investojë në zhvendosjen e tyre nga Vardari, kjo mund të kushtoj deri një milion euro. Ku do të na vendosin? Ne kemi paguar shumë para për të qenë këtu ku jemi. Në kontratën tonë për koncesijon nuk shkruan se në çdo moment do të zhvendosemi”, deklaroi për mediet Drejtori i kompanisë bullgare “Servisë” njëkohësisht dhe menaxhues i anijes.
“Rojal Makedonija” para një periudhe të shkurtër ndërroi pronarët. Saktësisht, bashkë me “Sidro” që të dy anijet ishin nën pronësi të kompanisë “Falanga DIM”, por pronari Davor Andreevski para një periudhe të shkurtër është larguar nga biznesi me anije.
Duke arsyetuar këtë vendim, kryetari i ri i qytetit të Shkupit Petre Shilegov parlajmëroi se anijet pengojnë rrugëtimin normal të ujrave dhe në rast të ngritjes së nivelit të lumit mund të arrijë deri tek derdhja e lumit Vardar. Më e dyshimtë, sipas dokomentacionit të dhënë nga qytetit, është ajo se objektet janë shkruar si pajisje urbane, edhe pse janë ndërtesa disakatëshe.

Tregimi për anijet e stilit “barok” filloi në vitin 2014 kur dhe u bë hapja e anijes së parë- restaurant në anën e kundërt të MEPSO-së. Ajo kishte enterier të stilit antik dhe specialitete të emruara prej kohës së Aleksandrit të Madh. Plani i Detajuar Urbanistik në atë pjesë të qytetit parashihte gjashtë objekte të tilla, edhe atë katër në anën e djathtë dhe dy në anën e majtë të lumit Vardar. Autoritetet e qytetit dhanë fjalën për ndërtimin e infrastrukturës, rrjetit për kanalizim dhe rrymës për këto anijem, ndërsa investitori ishte i obliguar të bëjë ndërtimin e anijeve prej çelikut dhe drurit, kurse përbërja e brendshme me pllaka në atë mënyrë që objekti të lejon largimin sepse barkat u vendosën në periudhë dhjetëvjeçare, në të cilën koncesioneri ka për obligim qytetit të Shkupit ti paguaj rreth një mijë euro në muaj.
“Nëse Shilegov zhvendos anijet, është mirë të përgjigjet mos vallë ai nga xhepi i tij do ti paguaj dënimet në drejtim të kompanive që janë koncesioner të anijeve dhe a është i vetëdijshëm se sa do të kushtoj ky hap? Përderisa Shilegov është i angazhuar me idenë për shembjen e projekteve të VMRO – DPMNE-së, qytetarët janë në pritje që ai ti përmbush premtimet prioritare të dhëna në periudhën e zgjedhjeve, dhe kanë të bëjnë me pastrimin e ajrit si dhe gasifikimin, sepse këtu nuk ka asnjë avansim”, qëndronte në reagimin e VMRO – DPMNE-së për parlajmërimin e zhvendosjes së anijeve.