KSHZ-ja merr vendim për t’i kthyer 4 rrogat shtesë


Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor vendosën njëzëri ta kthejnë kompensimin katër pagave të pranuara. Kryetari Aleksandar Çiçakovski tha se nuk kishte asnjë mundësi ligjore, për ta revokuar vendimin dhe lë hapësirë secili anëtarë individualisht, nëse do ti kthejë paratë në buxhet, ose do ti dhurojë. Edhe pse shumica e anëtarëve thonë se vendimi ishte i ligjshëm dhe se ata i meritojnë të hollat, sepse kanë punuar jashtë orarit dhe gjatë festave, por presioni publik ishte shumë i madh, prandaj kanë hequr dorë nga paratë.
Ndryshe, informacionin mbi kompensimet e marra, dje e publikoi ambasadori amerikan në Shkup,Xhes Bejli, pas së cilës vijoi reagim i ashpër nga publiku për këtë akt të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.