KSHZ-ja do ta sjellë raportin përfundimtar për verifikimin publik në Listën zgjedhore


Komisioni shtetëror zgjedhor sot do ta sjellë raportin përfundimtar për verifikimin publik në Listën zgjedhore për periudhën nga 23 shkurti deri më 14 mars të vitit 2019 për zbatimin e zgjedhjeve për shef të shtetit dhe në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune të Ohrit, Novosellës dhe Dibrës.

Në seancën e sotme KSHZ-ja do t’i shqyrtojë dhe do të qaset drejt aprovimit të kërkesave të parashtruara për marrje të autorizimit për monitorues në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të parashtruara nga OSBE-ja, Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut – Misioni për monitorim të zgjedhjeve.

Në rend dite të seancës janë Propozim-udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për parashtrim, pranim dhe konfirmim të listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohrit, Novosellës dhe Dibrës, Propozim-udhëzimi për punë të komisioneve komunale zgjedhore dhe komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit dhe Propozim-vendimi për vërtetim të vlerës maksimale të mjeteve të nevojshme për huazim të hapësirave në pronësi private për zbatim të votimit.

Anëtarët e Komisionit do të debatojnë edhe rreth Propozim-vendimit për shpallje të përshkrimeve të vendbanimeve, si dhe për disa propozim-konkluzione për zbatim të akteve.

Në seancë do të jepet edhe raporti përfundimtar për Verifikimin publik në Listën zgjedhore për periudhën nga 23 shkurti deri më 14 mars të vitit 2019 për zbatim të zgjedhjeve për shef të shtetit dhe në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune të Ohrit, Novosellës dhe Dibrës.

KSHZ-ja do të sjellë edhe raport përfundimtar lidhur me paraqitjet e parashtruara me të cilat qytetarët janë paraqitur për votim në Përfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, me propozim – konkluzion.