Kryetari i KSHZ-së dhe dy anëtarë kanë dhënë dorëheqje


Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski, deri te Kuvendi i Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për ndalim të funksionit si kryetar i Komisionit, njofton Portalb.mk.

Mandati i tij duhej të zgjat deri në vitin 2020. Çiçakovski dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev.

Dorëheqjet vijnë nga reagimet e shumta nga opinioni, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.