Kryetari i Gostivarit në Samitin e Brukselit


Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari do të marrë pjesë në Samitin vjetor evropian që do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor në Bruksel, transmeton Express. Në këtë Samit, kryetari Arben Taravari do të mbajë fjalim në temë “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”.

Në Samitin e Brukselit, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. Samiti organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështete të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund.

Ndryshe, samiti mbahet në vigjilie të miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të mbahet në fillim të vitit 2018.