Kritikat e Mogerinit, deklarohet Osmani


Në një pyetje nga Portalb.mk se cilat janë kritikat që i keni marrë nga Mogerini dhe përfaqësues tjerë të Bashkimit Evropian dje në Bruksel, Osmani tha se nuk kanë marrë kritika por vetëm rekomandime për të vazhduar me obligimet për reforma, shkruan Portalb.mk.

“Do jem i  sinqertë, na thanë vetëm mos bëni gabime në periudhën që vjen, sepse Komisioni Evropian është impresionuar nga puna dhe qasja e Qeverisë së re. Mirëpo në një debat të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian të mos lejojmë që të mos miratohen rekomandimet të cilat i japin ekspertë nga Komisioni Evropian, thjesht nuk kishte ndonjë vërejtje tjetër përveç inkurajim, përkrahje dhe rekomandim në një mënyrë që mos mendojmë se në ditën që përfundon Plani 3-6-9 duhet të përfundojmë edhe obligimet për reforma, karshi nevojës për shtet ligjor”, tha Osmani në pyetjen e gazetarës pasi prezantoi Planin 3-6-9.

Përgjigjen mund ta dëgjoni nga minuta e 22 e videos.