Kostadinov u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të votojnë për marrjen e mandatit të Gruesvkit


Deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov sot u bëri thirrje kolegëve të tij veçanërisht, siç theksoi të VMRO-DPMNE-së të votojnë për marrjen e mandatit të Nikolla Gruesvkit, deputet dhe ish-kryeministër i cili i u arratis në Hungari.

Ka kërkuar nga deputetët e partisë opozitare ta respektojnë vendimin e KEës së tyre të mbajtur mbrëmë.

Për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski tha se nuk ka marrë guxim ta bëjë të ditur vendimin në opinion dhe se Gruesvki, si mentor i tij e kontrollon.

Me marrjen e mandatit të Gruevskit sot në Kuvend do të mbajë seancë Komisioni për Çështje të Rregullore të Mandatit dhe Imunitetit.

Komisioni ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së pas seancës së mbrëmshme  u bën apel deputetëve për mandatin e Nikolla Gruevskit të veprojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës.