Kosovë, denoncohet në Kuvend përdhunimi nga serbët


Deputetja Flora Brovina ka bërë publike një fotografi me të cilën dëshmohet kryerja e një krimi makabër gjatë luftës në Kosovë.

Aty shihen tre ushtarë serbë duke dhunuar një femër shqiptare.

Për publikimin e kësaj fotografie përfaqësuesja e PDK-së në parlament u kritikua nga koleg të saj e shoqëria civile. Mirëpo, ajo veprimin e arsyetoi me lejën që ka marr nga viktima.