Kongresi i VMRO-së, Mickovski shpalli kandidaturën


Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë me 13 vota kundër, 2 për dhe 3 të përmbajtur ka hedhur poshtë kërkesën e deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski për shtyrjen e datës së kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie. Ndonëse kishte informacione se iniciativa mund të shqyrtohet edhe nga Komiteti Qendror, subjekti në opozitë përmes një kumtese hodhi poshtë një gjë të tillë. Dy iniciuesit për shtyrjen e datës së Kongresi mbrëmë para mbledhjes së komitetit ekzekutiv njoftuan paraprakisht se nuk do të kandidohen për pasardhës të Nikolla Gruevskit duke adresuar kritika të ashpra për mënyrën e organizimit të Kongresit.

Për fat të keq dy javëve të fundit nuk kemi vërejtur qasje jo korrekte ndaj Kongresit dhe për këtë arsye jemi forcuar dhe kemi vendosur të reagojmë publikisht edhe pse ditëve që lamë pas në disa takime me kolegë nga partia, njerëz tjerë me funksione partiake, u njoftuan nga ana jonë për të gjitha parregullsitë dhe pengesat – deklaroi Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Milloshovski madje kërkoi që lideri i ardhshëm i partisë të mos jetë marionetë, duke shtuar se pakënaqësitë e tij ia ka thënë edhe Gruevskit në katër sy.

Shumë punë që i kemi thënë i kemi shpjeguar edhe në katër sy por edhe në mbledhje më të vogla në kohën kur adresoheshin vërejtjet. Për fat të keq angazhimet deklarative ishin më të rëndësishme se sa masat efikase për mbajtjen e një kongresi i cili për pjesën më të madhe të anëtarësisë do të ishte i pranuar dhe kryetari nuk do të dihej para mbajtjes së Kongresit – tha Antonio Milloshovki, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Duke komentuar kërkesat e iniciuesve për shtyrjen e datës së kongresit, Gruevski përmes një qëndrimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se kërkesa për shtyrjen e kongresit dhe zgjedhjen e kryesisë kolektive duhet t’i paraprijë ndryshimeve statutare dhe organizimin e kongresit tjetër të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Gruevski apeloi që askush nga anëtarët e partisë, pavarësisht pretendimeve të tyre, të mos keq-menaxhoj me ambiciet e tyre duke u thirrur në emrin e tij si kryetar në ikje. Kongresi i jashtëzakonshëm dhe i 16 me radhë i VMRO-DPMNE-së është caktuar për 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë. Për këtë kongres numri i delegatëve arrin në 544. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon sot pasdite.