Konfirmohet takimi Rama-Macron


Presidenti francez, Emmanuel Macron i është përgjigjur pozitivisht letrës së kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama për të zhvilluar një takim kokë më kokë. Takimi mes Ramës dhe Macronit do të jetë mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në tryezën e bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve të BE në muajin qershor për hapjen e negociatave, raporton ATSH.

Takimi mes tyre do të bëhet në pallatin “Elysee” dhe do të zgjasë rreth 1 orë. Takimet që po zhvillohen nga kreu i qeverisë Rama, janë një shenjë pozitive për mbështetjen që vendi ynë po merr për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.Pritja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron vjen pas takimit që Rama zhvilloi 2 javë më parë me kancelaren Angela Merkel, e cila mbështeti integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.