Komiteti i VMRO-së sot vendos për dorëheqjen e Gruevskit


Pasditen e sotme Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së do të mbajë mbledhje ku duhet formalisht të vërtetohet vendimi për Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet në Vallandovë më 23 dhjetor ku duhet të konstatohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe të zgjidhet kryetar.

Pritet që Gruevski të sqarojë dorëheqjen e tij para anëtarëve të Komitetit që e paralajmëroi në intervistën më 1 dhjetor. Nëse dorëheqjen e pranojnë 130 anëtarë të Komitetit, atëherë e panjohur është nëse Kongresi të mbahet më 23 dhjetor, transmeton Medial.mk.

I pari që shfaqi ambicie për kryeytar partie ishte Filip Petrovski, ndërsa si trashëgimtar të mundshëm të Gruevskit përmendën Hristijan Mickoski, Ilija Dimovski, Nikolla Popovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Todorov…