Komisioni për Anti-korrupsion do ta hetojë rastin në Matkë


Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapi dy lëndë të reja rreth të cilave do të veprojë sipas zërave – rasti Matka dhe korrupsioni në politikë e cila ka të bëjë me punësimin e dy juristëve në Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale (ASHAAM) gjatë procesit zgjedhor.

Kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska në mbledhjen e sotme theksoi se për dy lëndët e hapura do të kërkojnë informata përkatësisht dokumente nga komuna e Sarajit përkatësisht nga ASHAAM. Lidhur me rastin Matka vendosën të veprojnë sepse, siç tha, institucionet janë shpallur si kompetente.

Ivanovska paralajmëroi se është e mundur të hapin lëndë edhe për rastin me plazhet në Strugë.

Në pyetjen e gazetarëve deri ku me 18 lëndët për konflikt interesi të hapura më 18 janar të këtij viti, informoi se dy lëndët janë mbyllur. Në rastin e parë për punësimin e vajzës së deputetes Emilia Aleksandrova në Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik morën informata se ajo as që ka konkurruar atje. Në rastin e dytë – për bashkëshorten e ish-kryetarit të Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, theksoi se morën informata se ajo ka qenë e angazhuar me kontratë në vepër si mësimdhënëse në shkollë fillore dy vite, pas çka me automatizëm dhe është transformuar marrëdhënia e punës në marrëdhënie të rregullt pune.

Për punësimin e vajzës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në ELEM, Ivanovska theksoi se ata kanë marrë informata nga kompania, por i konsiderojnë të pamjaftueshme. Sqaroi se sipas profesionit, vajza e Xhaferit ka kryer Fakultetin juridik, ka magjistruar me notën 10 dhe posedon provim të jurisprudencës, por se nuk e din sipas cilave kritere është zgjedhur në konkursin për punësim, dhe nuk ka informata për kandidatët e tjerë të cilët janë paraqitur në konkurs.

E pyetur për atë nëse me tenderët e shpallur në Kuvend gjatë zgjedhjeve shkelet Kodi zgjedhor, ajo theksoi se gjithçka që është në korniza të kryerjes së rregullt të punëve nuk konsiderohet shkelje.

Paralajmëroi se KSHPK planifikon të bëhet analizë lidhur me sistematizimin e punësimeve në kompanitë publike.