Komisioni njëzëri rekomandoi shkarkimin e Katica Janevës


Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime  unanimisht  dhe pa debat konkludoi që t’i propozojë Kuvendit ta shkarkojë prokuroren speciale publike Katica Janeva , e cila dyshohet për rastin “Reket”.

Vendimi është marrë mbi bazë të raportit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Janevës për shkak të  punës në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme.

Konkluzioni i Komisionit do t’i parashtrohet kryetarit  të Kuvendit Talat Xhaferi i cili duhet që të konvokojë seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Në seancën plenare nuk do të debatohet për raportin e Këshillit të PP-së por vetëm për propozimin  për shkarkim. Vendimin sillet me dy të tretën e shumicës dhe me të ashtuquajturin votim të Badenterit, ndërsa në fund duhet që të konfirmohet edhe nga Këshilli i Prokurorëve.