Komisioni Kuvendor e miratoi propozimin për ndryshimin e Kushtetutës


Me 10 vota “për” dhe 7 “kundër” Komisioni për çështje kushtetuese e miratoi propozimin e Qeverisë për ndryshim të Kushtetutës.

Komisioni e obligoi Qeverinë që në afat prej 15 ditëve të përgatisë dhe dorëzojë tekstin me amendamentet dhe t’i merr parasysh vërejtjet që janë bërë në mbledhjen e sotme të Komisionit.

“Për” votuan 10 deputet të shumicës parlamentare nga LSDM, 7 deputet të VMRO-DPMNE-së votuan kundër, ndërsa nuk kishte të përmbajtur.

Të hënën propozimi i Qeverisë do të jetë në rend dite në seancën plenare të Kuvendit.