Kocijas kundër referendumit për emrin në Maqedoni


Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocijas, nuk është i nevojshëm referendum në shtetin e Greqisë për emrin e Maqedonisë, sepse Qeveria ka shumicë në Parlament, transmeton Zhurnal.

Por edhe për Maqedoninë nuk është zgjidhje e duhur realizimi i referendumit, njoftoi Kocijas në intervistë për televizionin Grek “Antena”, sepse nëse nuk kalon, atëherë do të ketë pasoja të rënda negative.

Qëndrimin e tillë e lidhë me referencën IJRM që u pranua në vitin 1995 pa u mbajtur referendum.

I pyetur se si i komenton emrat që sillen nëpër opinion, shefi i diplomacisë Greke tha se Greqia ka propozimin e saj, me të cilin do të njoftohet Qeveria maqedonase, duke shtuar se qëllimi kryesor i Athinës është që të gjendet emër “kompleks, që mundet, por jo detyrimisht të ketë edhe përcaktues gjeografik”.