Kocias: Referendumi nuk është kusht juridik për implementimin e Marrëveshjes


Referendumi nuk është as kusht, e as kërkesë juridike për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, por është zgjedhje e Shkupit, tha shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, duke e komentuar dhe shpjeguar rezultatin nga referendumi në Maqedoni.

Koxias theksoi se Ivanov për president dhe Zaev për kryeministër janë zgjedhur me numër më të vogël të votave që i fitoi “PRO” në referendumin.

“Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Qeverisë së Shkupit, por nuk është as kusht, as parakusht, as kërkesë juridike për implementim të marrëveshjes, kjo është me rëndësi të madhe. Tani shkojmë në pjesën politike. Përqindje e madhe është 37-38 për qind? Në shikim të parë kur dikush e shikon, nëse nuk i di politikën ballkanike dhe politikën e Shkupit dhe realitetin e tyre, do të thotë se është e vogël. Edhe është logjike. Por, nëse di se sa vota janë këto 37-38 për qind dhe se çka ndodhi në zgjedhjet paraprake, atëherë do t’i kuptojë disa gjëra”, tha Koxias duke përmendur se sa vota kanë fituar kryeministri Zoran Zaev në zgjedhjet në vitin 2016 dhe presidenti Gjorge Ivanov në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, në intervistën e mbrëmshme të gjerë për televizionin shtetëror grek shpjegoi se nuk janë pastruar listat zgjedhore dhe se nëse kanë votuar të gjithë që kanë të drejtë vote, sipas trupit real votues nga një deri në 1,2 milionë votues, shumica nga 50 për qind + 1 do të jetë nën 600.000, gjegjësisht 540.000-550.000.

“Trupi real votues është rreth një milion, 1.100.000 deri në 1,2 milionë. Në këtë trup real ‘PRO’ Marrëveshjes së Prespës fitoi mbi 50 për qind. Gjegjësisht edhe të votonte i gjithë trupi votues, rezultati sërish do të ishte mbi 50 për qind”, tha Koxias, transmeton MIA.

Sipas informatave që Athina zyrtare i ka pasur nga Shkupi, siç tha Koxias, vlerësimet kanë qenë se jehona do të jetë midis 40 dhe 45 për qind, ndërsa sipas kësaj Greqia ka qenë e orientuar se do të votojnë 40-41-42 për qind./Gazeta e Pavarur