Kiracovski: Katicën, Kamçevin, Kiçeecin as nuk i njoh, e as që dua t’i njoh


Фото: Б. Грданоски

Deputeti Aleksandër Kiracovski pas daljes nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ku dëshmoi për rastin “Reket” tha se me prokurorët ka ndarë informacione për ngjarje të caktuara të cilat i disponon, duke theksuar se Katicën, Kamçevin dhe Kiçeecin as i njeh, e as që dëshiron t’i njoh.

“Unë jam ftuar për një segment të vogël. Ajo me Kamçevin, Kiçecin, Katicën nuk diskutohej me mua. As i njoh, e as që dua t’i njoh”, tha Kiracovski.

Theksoi se si person prej të cilit kërkohen informacione të veçanta ishte në Prokurorinë Publike, ku i ka ndarë të gjitha informacionet për ngjarje të caktuara me të cilat disponon.

“Shpresoj dhe jam i bindur se prej sot do të përfundojnë lajmet e rreme, manipulimet, të cilat sipas meje sollën dëm të caktuar për vetë hetimin, ndërsa shkaktuan dëm për persona të pafajshëm. Shpresoj se prej sot do të mbisundojnë vetëm faktet, argumentet dhe ajo që është e vërtetë”, deklaroi Kiracovski.

Shfaqi bindje se procesi do të jetë transparent dhe i drejtë dhe se të gjithë ata të cilët kanë gabuar para ligjit, do të përgjigjen.

Tha se veten e konsideron si të pafajshëm dhe se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim në të cilën Jovanovski është marrë vesh me biznesmenë.

“Nuk jam as anëtar i Aleancës Ndërkombëtare, as që kam kërkuar që të bëhem anëtar, as nuk kam kryer ndonjë funksion”, tha Kiracovski.

Tha se nuk e ka ditur se Jovanovski ka kryer zhvatje dhe se nuk ka qenë i afërt me të.

“Ne jemi politikanë. Shumë persona kërkojnë nga ne që të fotografohemi, shpresoj se një pjesë e mirë e tyre nuk e keqpërdorin këtë, megjithatë absolutisht nuk vlerësoj se në këtë pjesë secili nga ne që është fotografuar me këdo ka kryer vepër penale”, tha Kiracovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Kiracovski tha se si edhe të gjithë politikanët, ashtu edhe ai ka qenë mysafir në emisionet në 1TV, veçanërisht kur ishte shef i Shtabit Zgjedhor të presidentit Stevo Pendarovski.

Shtoi se nuk njihet sipas nofkës Kiki me të cilin lidhej në opinion. “Nuk identifikohem me këtë pseudonim. Kisha takim me Gerovskin dhe dëshirova që të kontrolloj se a më njeh mua ose dikë tjetër. Gerovski e pranoi se në lidhje me mua nuk ka bërë faull”, tha Kiracovski.

Për projektin në Manastir me shtëpitë e pleqve, tha se nuk ka ndërmjetësuar.

Dëshmi për rastin “Reket” në Prokurori, dje dha edhe bashkëpartiakja e tij Frosina Remenski, ndërsa paraprakisht gjatë javës edhe udhëheqësja Lila Filipovska dhe biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzovski.

Në lidhje me rastin “Reket” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski-Boki 13, Zoran Milevski-Kiçeec dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva.