Kiracovski, Grubi dhe Gjorçev në vizitë te Tramp, Zaev në dyshim


Përfaqësues të kreut shtetëror të Maqedonisë edhe këtë vit do të jenë pjesëmarrës në Lutjen e Mëngjesit në Uashington, ku do të paraqitet edhe vetë kryetari i SHBA-së, Donald Trump, paralajmërojnë burime të Kuvendit dhe Qeverisë për “Makfaks”. Të njejtët burime demantojnë se Maqedonia nuk është e ftuar në këtë event ku do të marrin pjesë funkcionarë të lart, dimplomatë dhe përfaqësues prej më tepër se 140 shteteve në botë dhe do të shfrytëzojnë rastin për të shkëmbyer mendime rreth sfidave dhe ngjarjeve globale.

“Në Qeveri mbërriti ftesa për pjesëmarrje në Lutjen e mëngjesit në Uashington dhe e njejtë u adresua në emër të kryeministrit. Ende nuk jemi të sigurt se kush do të shkojë, gjithçka mvaret nga agjenda e kryeministrit”, kumtojnë burimet qeveritare për “Makfaks”.

Këtë informatë e konfirmojnë edhe burimet brenda Kuvendit, të cilët pohojnë se kësaj rradhe në vizitë të Trampit nuk do të jetë njeriu i parë i Kuvendit por deputetë.

“Kuvendin do ta përfaqësojnë tre deputetët, Aleksandar Kiracovski nga LSDM, Artan Grubi nga BDI dhe Vladimir Gjorçev nga VMRO – DPMNE”, ishte përgjigja e burimeve brenda kuvendit.

Përveç ceremonisë qendrore që do të hap Donald Tramp, janë paraparë të realizohen një sërë aktivitetesh si përmbushje e eventit.

A1on.mk