Këtë javë nëntë seanca për lëndë në PSP-së


Për sot dhe për të mërkurën janë caktuar seanca për lëndën “Dhunë në Qendër” në të cilën akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendrës në qershor të vitit 2013, ka pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski, raporton MIA. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE, Daniella Rangellova.

Sot seancë duhet do të mbahet edhe për rastin “Trajektorja” në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror me të paktën 155 milionë euro dhe për vlerën e njëjtë kompanisë që ka kryer punimet i kanë mundësuar që të bëhet me pronë pronësore.

Për nesër është caktuar seancë për rastin “Tarifa” në të cilën akuzohen tre persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se është kryer keqpërdorim i detyrës zyrtare në procedurën për furnizim publik të softuerit ERP – Sistem për nevojat e SHA ELEM.

Të mërkurën, më 20 dhjetor duhet të mbahet gjykim për lëndën “Sopoti”, i cili është hapur në vitin 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën kur një automjet terreni i NATO-s ka hasur në një minë. Në këtë rast dhjetë persona ngarkohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

Të enjten dhe të premten janë caktuar seanca për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është Sead Koçan dhe dy persona të tjerë fizikë dhe tre juridik, mes të cilëve edhe menaxherët e firmave “Transmet” dhe “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP për pjesëmarrje në tender të Centralet e Maqedonisë. Sipas prokurorisë, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.

Seancë e re për rastin “Toplik” në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shitjen e parcelës ndërtimore për ndërtimin e lagjes Qyteti i diellit në Sopishte të Shkupit është caktuar për të enjten, më 21 dhjetor.

Të premten, më 22 dhjetor duhet të mbahet seancë për lëndën “Target – Fortesa”, në të cilën akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DZK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DZK, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.