Kërcënuesja e Zaevit me vrasje përmes facebook-ut rrezikon burgun


MPB njoftoi se do të ngrejë padi penale kundër një personi që përmes facebook-ut i është kërcënuar me vrasje kryeministrit Zoran Zaev.
Deri tani janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënime ndaj kryeministrit, dhe se të gjitha ato janë dokumentuar, duke njoftuar edhe Prokurorinë Publike.

Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së në përputhje me kompetenca ka dokumentuar dhe procesuar mbi 30 raste ku përmes rrjeteve sociale janë kërcënuar bartës të funksioneve shtetërore, por edhe keqpërdorimi i të dhënave të tyre.

Por së fundi është rasti me kryeministrin Zaev që një person, gjegjësisht një shtetase përmes profilit të saj në facebook ka kërcënuar Zaevin, dhe pas saj janë kërcënuar edhe persona të tjerë që janë evidentuar. MPB në koordinim me policinë ndërkombëtare dhe rrejtin social facebook, do të grejë kallëzim penal.