“Katimerini”: Rruga për zgjidhje mund të jetë e gjatë


Burime të larta nga Ministria greke e Punëve të Jashtme për “Katimerinin” kanë deklaruar se rruga deri në zgjidhje mundet të zgjasë edhe një kohë gjatë. Gazeta komenton se kjo ka të bëjë edhe në ngjarjet në të dy vendet në periudhën e kaluar.

“Burime të larta nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se rruga deri në zgjidhje mundet të zgjasë edhe një kohë të gjatë. Në fillim ka ekzistuar optimizëm se periudha deri te Pashkët mund të sjellë deri në marrëveshje përfundimtare, që thjesht do të ratifikohej në prill apo në maj, në mënyrë në të cilën do të zgjidhte secila palë. IJRM sigurisht me referendum. Ndërkaq, në praktikë dallimet janë treguar shumë më serioze nga ajo që ishin vlerësuar në fillim, jo aq shumë për shkak të distancës diplomatike, por për shkak të pengesa serioze politike me të cilat janë ballafaquar edhe të dyja qeveritë në muajt e kaluar”, shkruan “Katimerini”.

Gazetari, duke i komentuar takimet e Nikos Koxiasit në Shkup, shton se se ky lloj i lëvizjes diplomatike midis Athinës dhe Shkupit herën e fundit është vërejtur në vitin 1995, me nënshkrimin e Marrëveshjes së përkohshme.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat në Greqi, komentojnë se tani të gjitha pikëpamjet janë drejtuar drejt Vjenës dhe takimit të premten të dy shefave të diplomacive me përfaqësuesin special të KB-së Methju Nimic, ku, sipas “Katimerinit”, do të vlerësohet progresi në negociata.

“Pas prezantimit të ri të pozicioneve, më 29 dhe 30 mars nën patronat të KB-së, nuk priten ngjarje të reja para Pashkëve, por pastaj, ndoshta edhe shumë më vonë”, shkruan gazeta greke.

Gazetarët te fqinji jugor edhe më tej shkruajnë se ekzistojnë pika të caktuara të mospajtimit në negociatat midis të dyja palëve, siç janë çështjet e lidhura me Kushtetutën, identitetin, por edhe formën e emrit. Athina edhe më tej insiston në ndryshime kushtetuese, që emri të jetë edhe përdorim të brendshëm edhe të jashtëm, por dëshiron që marrëveshja të jetë me emër të papërkthyer.