Katica Janeva kthehet në punë


Фото: Б. Грданоски

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva u kthye nga pushimi vjetor dhe sot zyrtarisht është në punë, por tani për tani nuk është thirrur që të japë dëshmi në Prokurorinë Publike për rastin “Reket”.

Nga PSP  për MIA-n  konfirmojnë se Katica Janeva sot  u paraqit rregullisht në punë, pas përfundimit të pushimit vjetor dhe se ende nuk ka marrë asnjë ftesë nga Prokuroria Publike që të paraqitet për tu marrë në pyetje.

Në bisedat e incizuara dhe në video materialet që janë publikuar në botimin online të gazetës italiane “La Verita”,lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria” ishin përmendur PSP, Katica Janeva dhe prokurorja e PSP-së,  Lile Stefanova.

Stefanova, e cila e drejton lëndën “Perandoria” është thirrur nesër në Prokurorinë Publike që të japë dëshmi për rastin “Reket”.