Katër persona nuk do të amnistohen për ngjarjet e 27 prillit


Katër persona nga gjithsej 33 të akutuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit nuk do të amnistohen. Ata kanë deklaurar se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Bëhet fjalë për Igor Jug, Jane Çento, këshilltari i Mitko Çavkovit dhe Igor Durllovski.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska refuzon që t’i pranojnë kërkesat për amnisti dhe të njëjtat i ka dërguar te Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, kryetari i kësaj gjykate, Ivan Xholev u tha gazetarëve se në Këshillin penal ka një dilemë se kush duhet të procedojë me kërkesat për amnisti, gjykatësi i lëndës, apo Këshilli.

Sipas ligjit, gjykata duhet të vendos brenda pesë ditësh, pas pranimit të mendimit nga prokuroria, mirëpo nuk ka ndonjë saktësim.

Termi “gjyq” interpretohet ndryshe, prandaj mbetet të shihet se kush do të merr hapin për të pranuar amnistitë.