Kasami heq dorë, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë
Lëvizja Besa me në krye me Bilall Kasamin përmes komunikatës në vazhdim njofton opinionin se që nga sot i ka ndërprerë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes Besa në qeverinë e Maqedonisë.
Komunikata e plotë:
Duke qenë një kohë të gjatë në fazën bisedimeve për zgjerimin e shumicës parlamentare, Lëvizja
Besa edhe përkundër qasjes korrekte dhe pozitive, e sheh të arsyeshme që të ndan me opinionin
publik shqetsimin për krijimin e një gjendje politike inerte e cila jo vetëm që dëmton imazhin e
Lëvizjes Besa, por dëshmon edhe për një qasje joserioze nga ana e kryeministrit Zoran Zaev i cili
është inicuesi kryesor i zgjerimit të shumicës parlamentare.
Duke u nisur nga fakti se për Lëvizjen Besa zgjerimi i shumicës parlamentare nuk është kuptuar
vetëm si proces teknik për sigurimin e numrave në Kuvend, por si një proces i cili do
përmirsonte aspektin kualitativ të qeverisjes dhe me pjesmarrjen e Lëvizjes Besa do behej
diferenca e një menaxhimi tjetërfare, gjë që si duket nuk është kuptuar nga kryeministri Zaev i
cili për fat të keq përmes opcionit të “blerjes” të kohës po mundohet që politikisht të harxhojë të
gjitha palët që janë duke negociuar për kyçje në Qeveri dhe në publik vepron ndryshe nga ajo që
dakordohet në takimet e përbashkëta.
Pasi që ky proces i negociatave po vazhdon më shumë se katër muaj pa një epilog konkret,
vlersojmë se tashmë janë tejkaluar të gjitha limitet kohore dhe duke mos dashur që Lëvizja Besa
të mbetet peng i kalulimeve teknike të shumicës parlamentare, duke nisur nga sot i ndërprejmë të
gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes Besa në qeverinë e
Maqedonisë.
Ne kemi menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI si
një pjesë e ish regjimit të Nikolla Gruevski, mirëpo për fat të keq duke pasur parasysh palët të
cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI
por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre
edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore.
Lëvizja Besa do vazhdojë të jetë opozitë konstruktive duke ngritur zërin ndaj çdo veprimi të
gabuar politik të Qeverisë si dhe duke inicuar dhe përkahur çdo reformë e cila do përmirsonte
standardin jetësor, demokracinë e vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe integrimin e
Maqedonisë në NATO dhe BE.