Kanë përfunduar bisedimet midis Ahmetit dhe Zaevit për përbërjen qeveritare


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet midis liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me përbërjen qeveritare.

“Kanë përfunduar ato punë midis Ahmetit dhe Zaevit”, tha sot në Kuvend Grubi pas përfundimit të konferencës për shtyp në lidhje me debatin e amendamenteve për ligjin për gjuhët.

Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji, i cili mori pjesë në vazhdimin e debatit të amendamenteve, nuk deshi të japë deklaratë për atë nëse do ta mbajë funksionin e ministrit, por tha se kjo varet nga marrëveshja midis partnerëve të partive politike në koalicion në Qeveri.