Kamenos: Nuk do të lejoj që marrëveshja të kalojë në Parlament me 151 deputetë


Ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos përsëritur pozitën e tij se nuk do të lejojë që Marrëveshja të kalojë në Parlamentin grek me 151 vota. Sipas tij  për marrëveshjen me Maqedoninë nevojitet shumicë parlamentare e zgjeruar  prej 180 deputetëve, në të kundërtën fjalën do ta ketë populli grek.

Kamenos në intervistë për televizionin grek “Antena” është i bindur se marrëveshja nuk do të kalojë në parlamentin grek.

“Që kjo marrëveshje të  vijë deri në ratifikim në Parlament duhet të bëhen shumë hapa. Së pari zgjedhje në Shkup, sepse duhet të ndërrohet presidenti, të zgjidhet president i ri, pastaj referendum, pas referendumit të ketë shumicë në kuvend, e cila do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, të bëhen ndryshime kushtetuese. Kjo sipas meje do të zgjasë më shumë se dy vite”, tha Kamenos, duke shtuar se ai personalisht nuk beson se shqiptarët “do të pranojnë të jenë qytetarë të një shteti të pastër sllav”. Si argument të dytë e përmendi qëndrimin e presidentit Ivanov.