Ka filluar takimi i tretë i liderëve në Shkup


Në Klubin e Deputetëve për të tretën herë po zhvillohet takimi i liderëve për tejkalimin e dallimeve për çështjen e referendumit dhe zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Brenda pesë ditëve ky është takimi i tretë i liderëve politik në vend. Në takimin e parë morrën pjesë të gjitha partitë politike parlamentare.

Pas takimit pritet që udhëheqësit politik të japin deklarata për media.