Juncker: Nëse Ballkani Perëndimor nuk pranohet në BE, mund të ketë konflite të përgjakshmе


Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk pranohen në Bashkimin Europian, konfliktet e përgjakshme të viteve 1990 mund të përsëriten, tha Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian.

“BE duhet t’i kujtojë vazhdimisht vetes se Ballkanin e ka në prag, atë Ballkan që mund të shpërthejë nëse nuk i bashkohet Europës”, tha Juncker në një intervistë me Deutsche Welle.

Ai shtoi se pavarësisht nga lodhja e shprehur prej zgjerimit të BE-së, duhej gjetur një zgjidhje për Ballkanin.