Joveski: Prokurorët duhet të jenë mbrojtësit e parë të shtetit juridik dhe të drejtave të njeriut


Prokurorët publikë në prokuroritë themelore publike janë shtyllat e organizatës së prokurorëve dhe të respektimit të së drejtave të njeriut. Këtë ua ka porositur prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski kolegëve nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në takimin e mbajtur para festave të fundvitit, menjëherë pas zgjedhjes të tij në Parlament.

Duke folur për përkushtimin ndaj profesionit të prokurorit publik, Joveski e ka theksuar qëllimin drejt të cilit do të synojë në punën e mëtejshme, institucionit dhe profesionit – prokuror publik t’i kthehet prestigji dhe autoriteti, respekti dhe ligjshmëria në procedim.

Theks i veçantë, siç është theksuar në informatën e PPRM-së, Joveski ka vendosur në pavarësimin në procedurën e prokurorëve publikë, duke theksuar se angazhimi i tij i cili në punën e tyre ua garanton prokurorëve publikë është se nuk do t’u ekspozohen presioneve. Detyrë e tyre bazike është që të respektohen dhe zbatohen ligjet, të këmbehen mendime juridike, të zgjidhen lëndët në kohë dhe mënyrë e cila do ta garantojë ligjshmërinë.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë është organi i vetëm i pavarur shtetëror i cili është garant i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe qeverisjes së të drejtës. Pikërisht për këtë arsye të gjithë kemi përgjegjësi për punën tonë, e cila në të ardhmen do të vlerësohet në mënyrë kuantitative dhe cilësore”, ka theksuar prokurori publik shtetëror.

Në takimin me prokurorët publikë nga prokuroria Publike e Shkupit, Joveski ka kërkuar që në periudhë të ardhshme të shkurtër t’i ndërmarrin të gjithë aksionet e nevojshme për lëndët për të cilët veprojnë, të sillen vendime juridike dhe ligjore, të bazuara mbi dëshmi të konfirmuara.

Në takimin e parë të punës menjëherë pas emërimit të tij, Joveski i ka bindur të pranishmit se problemet dhe çështjet e grumbulluara të cilët kërkojnë zgjidhje në institucion do të zgjidhen dhe se prestigji i Prokurorisë Publike do t’u përshtatet kompetencave ligjore dhe thirrjes profesionale.