Joveski: Politika të largoj duart nga Prokuroria


“Apeloj deri tek të gjitha partitë politike që të mos ushtrojnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike, sikurse që po ndodh ditëve të fundit. Prokurorët vendimet i marrin dhe do t’i marrin në bazë të dispozitave ligjore dhe argumenteve.

Me ardhjen time në funksionin Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë kam premtuar se vendimet nuk do të merren në bazë të dëshirave të shtabeve partiake apo qendrave të vendosjes. Profesionalizmi dhe kthimi i besimit tek Prokuroria janë parimet kryesore gjatë kryerjes së këtij funksioni të rëndësishëm.

Partitë politike pavarësisht se janë në pushtet apo opozitë, pa dallim të përkatësisë etnike kanë premtuar se do ti heqin duart nga Prokuroria, do ta respektojnë pavarësinë e saj dhe se angazhohen për reforma në sistemin juridik. Për këtë arsye kërkoj edhe për rastin që kohëve të fundit është shumë prezent në opinion, të veprojnë në pajtim të deklarimeve të tyre. Ju bind se edhe për rastin tragjik, ku jetën e humbi katërvjeçari Almir Aliu, po veprohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit.”