Joveski ka takuar familjarët e Almirit, ja detajet


Prokurori publik Lubomir Joveski në intervistën për Makfaks ka thënë se me kërkesë të tij është takuar me prindërit e katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova.

“Isha me qëllim t’u them se nuk ka kurrfarë prapavije në rikualifikimin e lëndës”!, ka thënë Joveski.

Ai ka thënë se drejtësia do të arrijë, ndërsa e drejta patjetër të mbisundojë. Ai ka thënë se në rastin nuk ka kurrfarë prapavije etnike apo ndonjë tjetër. Joveski ka thënë se nuk e arsyeton letrën e katër prokurorëve shqiptarë se është bërë shkelje e shërbimit të prokurorit publik, transmeton Medial.mk.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për lëndë për të cilën në rrjedhë është procedurë gjyqësore dhe kjo mënyrë e komunikimit në opinionin mund të ndikojë edhe mbi Prokurorinë dhe gjyqin.