Jove Kekenovski: Vendimi i ngutshëm i MPJ-së


Vendimi për të dëbuar një diplomat rus nga Republika e Maqedonisë në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar është një vendim i nxituar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, reagon profesorit Jove Kekenovski, kryetar i shoqatës FODEM dhe bartësi i nismës për formimin e një fraksioni brenda VMRO-DPMNE, përcjell Flaka.

“Rasti nuk është hetuar ende deri në fund, dhe nuk është e qartë se kush e ka helmuar Skripalin dhe vajzën e tij. Po sikur rusët të mos kenë faj dhe të mos jenë përfshihen në të gjitha këto? E gjithë kjo më ngjan si ajo fjala popullore: Si një mëzi para pelës”, shkruante Kekenovski në profilin e tij në Facebook.