Jovanovski doli pa deklaratë nga PTHP, por me vendim për hetim të përfunduar


I dyshuari i parë në lëndën “Reket” të PSP-së, Bojan Jovanovski – Boki 13 , sot pas një orë bisedë në Prokurori nuk ka dhënë deklaratë. Avokati i tij Sasho Dukovski vlerëson se Jovanovski ka dashur të jap deklaratë por, sipas tij, ka pasur precedent, sepse në të njëjtën moment i është dorëzuar vendim se hetimi pa përfunduar dhe me këtë është shkelur e drejta e mbrojtjes.

“Sot për herë të parë nga fillimi, gjegjësisht nga sjellja e urdhrit për zbatimin e hetimit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe arrestimi i të dyshuarit Bojan Jovanovski dhe pas të gjitha veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë, ai sot për herë të parë është thirrur të jap deklaratë në Prokurorinë Publike. Kjo do të ishte në rregull, por nuk është në rregull se në momentin e njëjtë kur ju nuk e keni idenë për çfarë dëshmie akuzoheni, cilat janë dyshimet bazë, cilat janë dëshmitë kundër jush, t’u jepet njoftim se hetimi ka përfunduar. Në të njëjtin moment, ja, ky është informimi për hetimin e përfunduar i cili mban datën e 23 shtatorit të vitit 2019. Kjo nuk ka ndodhur deri tani në historinë e gjyqësorit të Maqedonisë”, theksoi Dukovski pas daljes nga PSP-ja.

Avokati thotë se ata nuk janë mbrojtur në heshtje dhe se do të japin deklaratë nëse arrijnë, pasi të kenë qasje te dëshmitë.

“Normalisht, në rrethana të tilla, do të thotë ne nuk jemi mbrojtur me heshtje, e as që do të mbrohemi ndonjëherë me heshtje në këtë procedurë. Do të japim deklaratë. Por shikoni tani pozitën tonë dhe shkeljen e të drejtës së mbrojtjes. Në këtë 15 ditë ne tani duhet t’i shohim, sepse hetimi sipas Prokurorisë ka përfunduar me njoftim, se duhet t’i shohim dëshmitë dhe do të dakordohemi të japim deklaratë. Ky është një jo sens ligjor dhe i cili ja, për këtë them se është precedent dhe vlerësojë se nuk duhet të zbatohen në Republikën e Maqedonisë. Kështu që, sot nuk kemi dhënë deklaratë për shkaqe të kuptueshme, dhe këto janë të vetme dhe të thjeshta sepse nuk kemi qasje te dëshmitë. Nga e mërkura në orën 12 edhe në ditët në vijim do t’i kontrollojnë lëndët dhe do të japim deklaratën tonë”, sqaroi Dukoski.

Ai e potencoi edhe gjendjen e keqe shëndetësore të Jovanovskit që e ka pasur me lukthin dhe zorrën e trashtë dhe se për këtë është “hedhur topi” nga gjykatësi në procedurë paraprake te PP dhe burgu hetues “Shkup”. Dukovski informoi se bëhet fjalë për intervenim kirurgjik, të cilin edhe ai e dënon, sepse është për arsye estetike, gjegjësisht zvogëlimin e lukthit të tij.