Jehona e votuesve deri në ora 15:00 arriti në 28.89 për qind


Deri në ora 15.00 sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 396 252 votues, apo 28.89 % nga numri i votuesve të regjistuar, njoftoi në konferencë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Deri në këtë moment siç njoftoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski kanë ardhur të dhëna për 77,51 % nga vendvotimet në shtet.