Janmaat: Besoj se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për negociata


Shpresojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor do të marrë datë për negociata me BE-në. Duhet të presim, por unë besoj se kjo do të ndodh, deklaroi Frek Janmaat, udhëheqës i sektorit për punë ekonomike dhe bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e BE-së në Shkup në panel diskutimin e sotëm dedikuar projektit për qasje të barabartë për drejtësi efektive.

“Ky projekt vjen në një moment të mirë para vendimit të BE-së në muajin tetor. Në kuadër të tij janë përfshirë qeverisja e të drejtës dhe mjedisit jetësor. Qeverisja e të drejtës është kapitulli i parë i cili hapet, ndërsa mjedisi jetësor është më i madh me numër më të madh të ligjeve të cilat legjislacioni maqedonas duhet t’i miratojë me legjislacionin evropian. Projekti vjen në dritë të vendimit për fillimin e negociatave. Jam i lumtur që BE-ja mund ta mbështesë këtë projekt për drejtësi efektive, të zbatuar nga Florazom dhe Asociacioni për të drejtë ekologjike dhe menaxhment nga Hungaria”, theksoi Janmaat.