Janeva shqyrtoi dëshmitë e lëndës “Reket” në Prokurori


Фото: Б. Грданоски

Më shumë se tre orë ish prokurorja speciale Katica Janeva sot ka kryer mbikëqyrje në provat e rastit “Reket” në Prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion.

Janeva pasdite me makinë dhe shoqërim policor është kthyer në SHPN Burgu –Shkup ku e vuan masën e paraburgimit, derisa avokatët e saj Irena Fërçkoska dhe Delo Kadiev kanë vazhduar me rishikimin e dëshmive për rastin.

Avokati i saj Delo Kadiev pas daljes nga Prokuroria ka thënë se sot e kanë filluar rishikimin e dëshmive dhe se do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa me siguri edhe të hënën.

“Kemi filluar me mbikëqyrjen e dëshmive. Në disa pjesë ka qenë e pranishme edhe Katica Janeva dhe pastaj do të duhej të kthehet prapa në burgun e Shutkës. Ne kemi vazhduar deri vonë, por nuk arritëm të përfundojmë me të gjithë, do të vazhdojmë edhe nesër, ndërsa me siguri do të mbetet edhe për të hënën”, ka thënë Kadiev.

I pyetur pse Janeva është kthyer në burg, Kadiev ka thënë se burgu ka rendin e vet shtëpiak dhe se ata nuk kanë pasur asnjë vërejtje në atë dhe janë pajtuar të vazhdojnë si mbrojtës të tyre.

Për atë nëse e kanë parë dëshminë e të akuzuarit të dytë Zoran Milevski, avokatja Fërçkoska ka thënë se nuk u është lejuar edhe pse e kanë kërkuar.

Sipas Kadievit, madje u është dhënë vetëm kopja e dëshmisë së dëshmitarëve, derisa Prokurorisë nuk i janë dhënë në mbikëqyrje dëshmitë e të dyshuarve të tjerë, edhe pse kanë të drejtë në atë.

I pyetur nëse mes dëshmive që i kanë parë janë ata të Lile Stefanovës dhe Burim Rustemit, Fërçkoska shkurt ka konfirmuar se mes tjerash edhe ata i kanë parë.

Për atë nëse kanë marrë raportet për hetimin e përfunduar dhe kur do të dorëzojnë prova, avokatët kanë thënë se i kanë marrë dje.

“I kemi marrë të mërkurën dhe prej atje vijon afati jonë për dorëzimin e provave tek mbrojtja. Ta kryejmë mbikëqyrjen në dëshmitë dhe supozoj se javën e ardhshme do të dorëzojmë edhe provat tona”, ka deklaruar Fërçkoska.

Ka shtuar se nuk kanë arritur të rishikojnë masat e posaçme hetimore për Janevën.

“Nuk arritëm. Ende nuk janë deklasifikuar, deri të hënën do të jenë dhe me siguri atëherë edhe do na i japin”, ka deklaruar Kadiev.

Prokurorja kompetente nga Prokuroria Themelore e Përgjithshme për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska në fillim të javës nga analiza e përgjithshme të materialeve të mbledhura dhe fakteve verbale informoi se ka përfunduar procedura hetuese për “Reket” dhe po skadon afati prej 15 ditësh për shqyrtim te dëshmive për personat e parë të dyshuar dhe e drejta e mbrojtjes për të propozuar dëshmi në favor të të akuzuarve.

Shqyrtim në dëshmitë dje ka kryer Bojan Jovanovski, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Reket”.

Rastin “Reket”, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e hapi në korrik të këtij viti, kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, që më pas hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski – Kiçeec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak.