Janeva: Po gjurmojmë paratë e paligjshme të fshehura jashtë vendit


Prokurorja Katica Janeva njoftoi se institucioni i saj po bën edhe një sërë hetimesh për krim financiar ose për pastrim parash të funksionarëve shtetëror të cilët kanë dërguar paratë e marra ilegalisht në ndonjë prej shteteve evropiane siç janë Çekia, Greqia, Britania e Madhe, Holandia e të tjerë, raporton Televizioni SHENJA. aneva tha se po bëjnë hetime edhe për projektin “Shkupi 2014” dhe manipulimet financiare që janë bërë në këtë projekt dhe tha se ky proces është kah fundi.

“Shpresoj se në mënyrë të saktë do të arrijmë ti gjejmë paratë ose nëse paratë ende gjenden në Maqedoni. Një kohë më të gjatë po bëjmë hetime për projektin Shkupi 2014, shpresoj se së shpejti do të dalim me vendim prokurorial, të mos paragjykoj nëse do të jetë hetim ose diçka tjetër. Çekia është interesante për neve. Greqia, Britania e Madhe, Holandia e kështu me radhë”, deklaroi Katica Janeva. /SHENJA/