Janeva nuk do të dëshmojë për lëndën “Reket” në këtë fazë


Фото: Б. Грданоски

Ish-Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Reket”, në këtë fazë nuk do të dëshmojë në Prokurori për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, do ta ruaj të drejtën lidhur me propozimin e dëshmitarëve dhe dëshmive më tej në procedurë.

“Edhe pse afati për dorëzimin e dëshmive të mbrojtjes është deri më dhjetin, këtë të drejtë e kemi deri në fillim të debatit kryesor dhe do ta shfrytëzojmë në këtë fazë”, deklaroi Fërçkovska.

Theksoi se janë në pritje të vendimeve lidhur me kërkesën për heqjen e paraburgimit dhe garancinë e dhënë.

“Presim këtyre ditëve Gjykata e Apelit të sjellë vendim edhe për propozimin tonë. Vlerësojmë se janë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e masës dhe zëvendësimi me një masë më të butë të paraburgimit”, deklaroi Fërçkovska.

I dyshuari i parë në lëndën “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13 sot nuk dha deklaratë në Prokurori, edhe pse ishte nxjerrë nga INP Burgu Shkup, ku ndodhet në paraburgim. Jovanovskit i është keqësuar gjendja dhe me mbajtëse dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë është larguar nga Prokuroria për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në njërën prej klinikave të Shkupit.