Janakievski: Kur nuk mund t’i biesh gomarit, i bie samarit


“Të moshuarit thonë se kur nuk mund t’i biesh gomarit, i bie samarit”, tha Mile Janakievski gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin TNT, ku ish ministri për transport dhe lidhje akuzohet se në mënyrë të paligjshme dhe për qëllime të revanshizmit politik ka dhënë urdhër për prishjen e objektit ‘Kosmos”, të biznesmenit Fijat Canoski.

Në rastin TNT, përskaj Janakievskit i akuzuar është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.