Janakievski kthehet në burgun e Shutkës


Фото: Б. Грданоски

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai disa ditë është futur në grevë urie e si pasojë mbrëmë është ankuar se ka dhimbje të veshkave dhe urgjentisht është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ku dhe i janë bërë të gjitha kontrollet dhe analizat.

Mjeku kujdestar i ka dhënë edhe terapi për trajtim të mëtejshëm, ku i njëjti do të trajtohet brenda mureve të burgut hetues të Shutkës.