Janakieski dhe Ristovski sulmohen në burgun e Shutkës


Njëri prej të burgosurve të grupit të Kumanovës në burgun e Shutkës i ka sulmuar ish ministrat Mile Janakievskin dhe Spiro Risovskin të cilëve mbrëmë u është caktuar paraburgim 30 ditorë për ngjerjet e 27 prillit. Ish ministri i transportit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mile Janakievski ka pësuar me lëndime më të rëndë dhe ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori”. Janakievski ka të thyer krahun, ndërsa Ristovski ka kaluar pa lëndime serioze.

Sulmi ka ndodhur në oborrin e burgut, derisa të burgosurit kanë qenë duke shëtitur.