Ja përse Zaevi ishte në shtëpinë e Haradinajt?!


Postimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për mikpritjen e homologut të tij Zoran Zaev ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku janë përcjellë komente të ndryshme.

Por ajo që bëhet e ditur nga burime qeveritare për INA, Zaev ka qenë në një drekë familjare, ku kanë qëndruar edhe miq të tjerë të të dy kryeministrave, që më pas i janë bashkuar festës së ngushtë të tyre, që fillimisht ishin vetëm me bashkëshortet në shtëpinë e kryeministrit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.”, kjo është porosia e shkruar nga Haradinaj.