Ja kush do të zëvendësojë gjashtë deputetët e VMRO-së që mbetën pa imunitet


Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov, Johan Tarcullovski, Zhaklina Pesheska, Lupco Dimovski dhe Sasho Vasilevski, janë gjashtë deputetët e VMRO-së që mbetën pa imunitet pas votimit të fundit në parlament me kërkesë të gjykatës për të procesuar më tej procedurat për paraburgimin e tyre pasiqë sipas dyshimeve të prokurorisë, të njejtët janë të dyshuar si pjesëmarës në të enjten e përgjakshme të 27 prillit gjatë hyrjes së dhunshme të protestuesve, e që në këtë rast të gjashtë deputetët kanë hapur dyert e kanë asistuar më tej në lëvizjen e protestuesve brenda ambienteve të parlamentit deri tek salla e pres konferencave aty ku gjindeshin edhe deputetët e shumicës parlamentare, trasmeton Zhurnal.mk

Me vendosjen e masës paraburgim nga ana e gjykatës të gjashtë deputetët humbin edhe mandatin gjë që hapet rruga që të gjashtë deputetët të zëvendësohen me kolegë të tjerë që vijnë në rradhë në listat zgjedhore.

Kështu, Lupço Dimovskin nga njësia zgjedhore numër I me rradhë pritet ta zëvendësojë deputetja Svetlana Jakimovska e cila është e nënta në listë.

Deputetët Zhaklina Peshevska dhe Johan Tarçullovski nga njësia zgjedhore numër II pritet që të zëvendësohen nga dy deputet të tjerë të cilët presin në rradhë edhe atë Nevenka Stamenkovska e cila është numër dhjetë në listë edhe Bojan Stojanoski i njëmbëdhjeti në listë.

Në anën tjetër, tre deputetët të zonës së V zgjedhore të cilëve ju është marrë imuniteti nga parlamenti pritet të zëvendësohen me tre deputet të tjerë. Luben Arnaudov, Kërsto Mukoski e Sasho Vasilevski pritet që të zëvendësohen nga Sonja Talevska e dhjeta në lustë, Momçilo Avramoski i njëmbëdhjeti në listë dhe Alim Bilali i dymbëdhjeti në listë.