Ja kur dërgohet Marrëveshja e Prespës në Kuvend


Kryeministri grek Aleksis Cipras pas 18 janarit do të vendosë se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kevendin grek, “derisa pritet të kalojnë procedura e duhura në Shkup”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Xanakopulos, njofton “Kathimerini”.
“Për momentin po bëhen gjërat e duhura, kombinimet parlamentare të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive”, tha Xanakopulos.
Në pyetjen konkrete nëse do të sigurohet shumica e nevojshme prej 151 vota, zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së majtës Lëvizja për Ndryshim, se marrëveshja përfaqëson një mundësi historike unike për të zgjidhur problemin.